Prof. Dr. Bekir Topaloglu
GRUAJA NĖ ISLAM
Xhenneti gjendet nėn kėmbėt e nėnės...
Muhammedi a.s.
Shpirtit tė gjyshit dhe mėsuesit tim,
Muhammed Hanefi Kutluošlu
Zoti e mėshiroftė
Kėtė hutbe nė vitin 632 pas Isait a.s., i Dėrguari
i fundit, Muhammedi a.s. pas falėnderimit dhe lėvdatės qė ia bėri Zotit, pranė
rreth njėqind mijė muslimanėve tha:
Njerėz!
Dėgjoni mirė fjalėn time! Nuk e dij, ndoshta
me ju nuk do tė takohem mė deri nė amshim. Njerėz sa e shenjt ėshtė kjo ditė, sa
i shenjt ėshtė ky muaj, sa fatlum ėshtė ky qytet (Mekka), aq janė tė shenjtė
edhe shpirtėrat tuaj, pasuria dhe nderi juaj qė, gjithsesi janė tė ruajtur nga
tė gjitha agresionet.
Ashabė!
Nesėr do tė takoheni me Zotin tuaj dhe do tė
pėrgjigjeni pėr tė gjitha sjelljet dhe qėndrimet tuaja. Pas meje mos u ktheni
nė rrugėt e gabueshme qė tė mos therreni me njėri tjetrin. Kėtė emanet (porosi
tė fundit) ju tė pranishmit ua pėrcillni atyre qė nuk janė tė pranishėm kėtu.
Ėshtė e mundur qė fjalėt e mia ti kuptojė mė mirė ai tė cilit i janė
pėrcjellur se sa ai qė gjendet kėtu.
Ashabė!
Kush ėshtė duke ruajtur ndonjė emanet, le
tia kthejė pronarit tė tij. Tė gjitha fajdet janė asgjėsuar dhe janė hedhur.
Por bazėn e borxhit duhet larė. Sduhet as tė bėni zullum e as tu kthehet ai.
Me urdhėr tė Zotit, fajdeja tani nė ėshtė e ndaluar. Kėtė zakon tė keq i
ngelur nga koha e xhahilijetit (koha paraislamike, koha e injorancės) e hedh si
zakon tė keq. Fajden e parė qė po e hedh ėshtė ajo e Abbasit, tė birit tė
Abdulmutalibit (xhaxhait tim).
Ashabė!
Gjakmarrja e kohės sė xhahilijetit ėshtė
zhdukur totalisht. Gjakmarrja e parė qė po e zhduki ėshtė gjakmarrja e
Rebijes, nipit tė Abdulmutalibit.
Njerėz!
Sot djalli nė tokat tuaja pėrgjithmonė e ka
humbur fuqinė e ndikimit dhe tė mbizotėrimit ndaj jush. Por, pėrpos kėtyre
gjėrave qė ndalova, ju, po u pajtuat me djallin pėr disa punė qė ju duken se
janė imtėsira, edhe mė do ta kėnaqni atė. Edhe nga kėto duhet ta ruani besimin
dhe duhet tė frikėsoheni.
Njerėz!
Do tu porositja tė keni parasysh tė drejtat
e gruas dhe frikėn ndaj Zotit. Ju i morėt gratė si emanet nga Zoti. Nderin dhe
pastėrtinė shpirtėrore i pranuat nė emėr tė All-llahut xh.sh.
Ju keni tė drejta ndaj grave e edhe ato kanė
tė drejta ndaj juve. Tė drejtat qė keni ju ndaj grave janė qė, ato tė mos
lejojnė qė askush qė nuk u pėlqen tua prishė ēerdhen. E, nėse ajo pranon dikė
nė shtėpinė tuaj qė nuk u pėlqen, ato mund ti detyroni tė heqin dorė nga kjo
gjė, madje edhe me njė tė rrahur tė vogėl. E drejta e gruas ndaj jush ėshtė qė
ti siguroni legalisht me ushqim dhe veshmbathje.
Besimtarė!
Po u lė njė emanet tė atillė qė kur ta
pėrqafoni nuk do tė ngatėrroheni fare. Ėshtė ky Kurani, Libri i All-llahut.
Besimtarė! Dėgjoni dhe mbani mirė nė mend
fjalėn time! Muslimani ėshtė vėlla me muslimanin. Kėshtu, tė gjithė muslimanėt
janė vėllezėr. Askujt nuk i lejohet ta sulmojė tė drejtėn e bashkbesimtarit
tuaj. Vetėm nėse ai vetė lejon njė gjė tė tillė, me dėshirė tė veten.
Ashabė!
Mos e mundoni as veten. Keni obligime edhe
ndaj vetes.
Njerėz!
All-llahu i Lartėsuar, secilit bartės tė tė
drejtave, i ka dhėnė tė drejta nė Kuran. Trashėgimtarit, nuk ėshtė e nevojshme
ti leni testament. Nė shtratin e kujt ka lindur fėmija, atij i takon. Ai qė
fiton fėmijė nga marrėdhėniet jasht kurore, i mirret e drejta e pėrvetėsimit tė
fėmijės. Ata bastardhues qė thonė se nuk janė tė babait tė vet ose ai
bukėpėrmbysės qė veē zotėrisė sė vet i pėrulet edhe dikujt tjetėr, le ta gjejė
mallkimi i Zotit, zemrimi i melekėve dhe pėrbuzja e tė gjithė muslimanėve. Zoti
spranon nga njerėzit e tillė as falje, as tė jenė gjykues dhe as tė jenė
dėshmitarė.
Njerėz!
Zoti ėshtė njė. Edhe babai juaj ėshtė njė. Tė
gjithė jeni bij tė Ademit. E Ademi ėshtė krijuar nga dheu. Para Zotit ėshtė mė
i ēmueshėm ai qė ēmon mė shumė. Arabi nuk ka asnjė prioritet nga joarabi,
pėrveē masės sė respektit ndaj Zotit. Njerėz! Nesėr do tu pyesin pėr mua. Ēka
do tė thoni?
-Se nubuvetin (pejgamberinė) e Zotit e ēove
nė vend, se e kreve dėtyrėn tėnde, se na kėshillove dhe na le emanet. Kėshtu
do tė dėshmojmė (para Zotit).
Pastaj Muhammedi a.s. ngriti kah qielli
gishtin tregues tė bekuar, mė pastaj duke e lėshuar nga tė tubuarit tha:
-Jij dėshmitar o Zot! Jij dėshmitar o Zot!
Jij dėshmitar o Zot!
Shekujve tė fundit nė botė ka ndryshuar
shumėēka. Shumė ēėshtje nuk janė pėrmendur fare nė tė kaluarėn ose, sė paku,
nuk u ėshtė dhėnė hapėsirė e duhur, ndėrsa sot janė me rėndėsi, relevante dha
janė ēėshtje komplekse. Pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė kėtilla, religjionet dhe
sistemet shoqėrore kanė zhvilluar dhe kanė shtruar ide tė ndryshme dhe kanė
bėrė analiza sipas botėkuptimeve tė tyre. Njėra ndėr to ėshtė edhe ēėshtja e
gruas.
Nė temėn gruaja dhe e drejta e saj, nė fillim
nė Perėndim, u hap njė betejė e vėrtetė. Nė Evropė, sipas masave tė zhvillimit
ideor, nė lėmin e tė drejtave njerėzore dhe parimeve tjera, ėshtė thėnė dhe
shkruar shumė. Nė anėn tjetėr, nė Lindje dhe nė vendet islamike, pa marrė
parasysh tė drejtat qė Islami u jep femrave, ky fajėsohet pėr shkak tė disa,
mungesave dhe vlerėsimeve tė gabueshme. Ndaj, filloi njė luftė e njėjtė si
nė Evropė. Nė realitet gjendja nė vendet islamike ndryshonte nga ajo nė Evropė.
Por, sėmundja e imitimit tė ēfarėdo lėvizjeje nė Evropė imituesve u pengoi tė
vėrejnė ndryshimet midis tyre.
As sot nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e gruas.
Ndaj, pėr kėtė thuhet e shkruhet shumė edhe nė Perėndim edhe nė Lindje. Nuk
ėshtė shkruar asnjė vepėr nė gjuhėn turqishte qė na e ndriēon kuptimin objektiv
tė Islamit, lidhur me kėtė ēėshtje. Rinia e sotme intelektuale qė shumė pak
ėshtė e informuar me ēėshtjen e Islamit, tė vetmin informim mund ta marrin nga
veprat jo objektive tė Perėndimit, ku kanė vėshtirėsi tė mėdha tė gjejnė
realitetin nė temėn: E drejta e gruas nė Islam.
Ja lexues tė respektuar, veprėn qė keni nė
dorė, e shkrova sa pėr tė plotėsuar njė nevojė tė tillė. Tema kryesore e
veprės ėshtė mėnyra e kuptimit tė ēėshtjes sė gruas nė Islam dhe tė drejtat qė
Islami ia jep asaj. Pėrveē kėsaj, veēanėrisht nė kohėn e tė Dėrguarit a.s. dhe
tė tė katėr halifėve, pėrfshin edhe temėn lidhur me ēėshtjen e gruas nė vendet
e sotshme tė Lindjes dhe tė Perėndimit, si dhe gjendjen paraislamike nė
siujdhesėn e Arabisė dhe nė vendet tjera tė botės.
Nė pėrpilimin e kėsaj vepre janė marrė edhe citate
nga librat e shenjtė tė kohės paraislamike. Kėshtu na u dha mundėsia tė bėjmė
krahasime dhe ti shqyrtojmė gjykimet e pranishme nė librat religjioze tė
Perėndimit, qė kanė ndikuar thellė dhe kanė bėrė kritika tė ashpra nė lidhje me
ēėshtjen e gruas nė vendet islamike. Kur iu rrekėm kėsaj teme, gjithnjė kishim
parasysh parimin qė, realitetin tė mos e vlerėsojmė me masat njerėzore, por
njerėzit ti vlerėsojmė me masėn e sė vėrtetės. Dhe, duke u nisur nga ky
parim, u mbėshtetėm nė burimet themelore tė Islamit, qė janė Kurani Famėlartė
dhe Sunneti. Kėshtu tė gjitha ajetet qė kanė tė bėjnė me gruan, i nxorrėm nga
Kurani. E, duke i krahasuar tė gjithė hadithet lidhur me gruan, dėshiruam tė
japim njė kuptim mė tė plotė pėr Islamin. U konsultuam me juristėt islamikė
pėr argumentet e Kuranit dhe sunnetit, dhe kur morrėn mendimet e tyre tė
mbėshtetura nė argumente, duke i pasė parasysh tė gjitha sektet e njohura,
zgjodhėm faktet tė cilėt na u dukėn mė bindėse. U ikėm disa ideve personale qė
skishin mbėshtetje nė shpjegimin e komenteve dhe zgjidhjen e ideve, nė mėnyrė
qė deri nė maksimum tė ruajmė objektivitetin shkencor.
Burimet qė shfrytėzuam nė kėtė vepėr janė
shpjeguar nė fusnota ndėrsa titujt e plotė janė dhėnė nė fund tė librit. Nuk
kishim qėllim ti vėrtetojmė realitetet shkencore e religjioze, dhe nuk iu
dha vend asnjė qėndrimi pėrveē atij tė ehlisunnetit (atyre qė pasojnė
sunnetin). Pėr tė gjitha vėrejtjet dhe kritikat qė mund ti bėhen kėsaj vepre
lidhur me ēėshtjet e komplikuara qė ngėrthen libri, qė mė parė u falėnderohemi.
Zoti ynė, na bėn qė tė jemi tė gėzuar me
(punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bėn shembull pėr tė
devotshmit.
Prof. Dr. Bekir Topalošlu
Universiteti Marmara
Fakulteti Teologjik
Stamboll
HYRJE
Se askush nuk bart peshėn e (mėkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i
takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar.*
Sipas Biblės krijimi i nėnės Havė ndodhi
kėshtu:
Atėherė Zoti, Perėndi e vuri njeriun nė njė
gjumė tė rėndė. Gjatė gjumit i nxorri njė brinjė dhe vendin e saj e mbushi me
mish. Nga brinja qė i mori njeriut, Zoti Perėndi bėri gruan dhe ia solli
njeriut. Kur e pa njeriu, tha: Mė nė fund ja njė tjetėr nga gjinia ime -
eshtra e nxjerrur nga eshtra ime dhe mishi i nxjerrė nga mishi im. Grua e ka
emrin sepse nga njeriu doli.
Nė Dhiatėn e Vjetėr, (Zanafilla: 3), nga
druri i ndaluar i Xhennetit, gjarpėri e detyroi Havėn ta lėshojė rrugėn (e
drejtė). Sė pari Hava, pastaj me insistimin e saj, Ademi hėngrėn nga pema e
ndaluar. Dhe nė freskun e ditės, duke shėtitur nėpėr kopsht, kur dėgjuan zėrin
e All-llahut, Ademi dhe gruaja e tij, u fshehėn ndėrmjet drunjėve tė kopshtit,
duke i ikur ballafaqimit me Zotin. Kur e pyeti Zoti Ademin pėrse hėngri fruta
nga druri i ndaluar, ai tha: Gruaja qė ma fale si shoqe, mė dha (frute) nga
ky dru dhe unė i hėngra. Atėherė All-llahu iu drejtua Havės: Do ti
shtoj mundimet e shtatzanisė, me mund do tė lindėsh fėmijė dhe do tė jesh e
lidhur me burrin tėnd, e ai do tė ketė pushtet ndaj teje-E Ademit i tha:
Pasi e dėgjove gruan edhe pse tė urdhėrova tė mos hash nga druri i ndaluar, ti
hėngre, prej sot ėshtė e mallkuar toka pėr shkakun tėnd...
Fajin qė Bibla ia ngarkoi sė pari Havės e
pėrmes saj Ademit, si mėkate tė prindėrve tė parė, sipas besimit tė tyre nga tė
gjitha anėt bartet prej gjenerate nė gjeneratė. Pėr kėtė arsye tė gjitha gratė
e botės janė tė njollosura dhe tė gabueshme.
Ajeti nga Kurani Famėlartė qė flet pėr
krijimin e gruas ėshtė si vijon:
O ju njerėz, ! Keni frikė Zotin tuaj qė ju
ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e tij, e prej
atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun nė emėr tė
Cilit pėrbetoheni... !
Nė hadithin e Pejgamberit a.s. ėshtė thėnė:
Dėgjoni porosinė time, ndaj grave bėjuni tė
kujdesshėm, sepse ato janė tė krijuara nga brinjtė. Briri anėn mė tė lakuar e
ka pjesėn e epėrme. Po deshe ta drejtosh, ai do tė thyhet, e po e le ashtu siē
ėshtė, do tė ngelė i lakuar. Dėgjojeni pra porosinė time pėr gratė!
Hadithi i lartpėrmendur flet pėr atė se
gruaja sipas natyrės ėshtė nervoze dhe si e tillė ajo nuk mund tu pėrgjigjet
tė gjitha kėrkesave tė burrit. Pėr kėtė arsye me tė duhet sjellur nė mėnyrė gjentile,
tė mos nėnēmohet dhe tė pranohet ashtu siē ėshtė. Kjo mund tė hetohet edhe nė
njė hadith tjetėr:
Gruaja ėshtė si briu, nėse dėshiron ta
drejtosh, ai thyhet, e nėse dėshiron tė jetosh nė lumturi, duhet tė pajtohesh
me shėrbimet e saj.
Kur flitet pėr drurin e ndaluar nė Xhennet,
nė Kuranin Famėlartė rrėfimi u takon dy personave. Djalli, edhe Ademit edhe
Havės u fali luhatje (dyshim), i bėri tė jenė tė ndryshueshėm dhe i detyroi tė
shėrbehen nga Druri i ndaluar. Madje edhe nė suren Ta-ha (ajetet 116-122)
ėshtė treguar se Ademi ishte bashkėbisedues i vėrtetė i Zotit dhe person me
pėrgjegjėsi, meqė pranoi urdhėrin e All-llahut madje edhe ndalesat. Ai ka
mundur ta detyrojė Havėn pėr njė sjellje tjetėr.
Sėshtė gjarpėri ai qė i bėri tė dyshojnė Ademi
dhe Hava. Ai qė i shtyu ishte shejtani. Fahreddin Raziu, nė tefsirin e vet e mohon
rrėfimin pėr gjarpėrin.
Feja Islame gabimin e prindėrve tė parė e
shikon me njė tolerancė tė madhe. Sėshtė ky ndonjė gjunah (mėkat) qė nuk
falet, sėshtė kjo ndonjė njollė pėr njerėzinė. Sėshtė ajo siē ėshtė
filozofuar nė krishterizėm dhe siē ėshtė shpjeguar nė Bibėl. Ėshtė e vėrtetė
se Ademi ka gabuar, por kėrkoi falje.
Ai ia fali (gabimin). Ai ėshtė Mėshirues dhe
Pranues i pendimit.
Pejgamberi a.s. thotė:
Ademi dhe Musai a.s. (sipas tė gjitha gjasave nė botėn e amshimit)
biseduan. Musai tha: O Adem, ti je babai ynė. Ti na privove dhe na bėre pikė e
pesė. Dhe na nxorre nga Xhenneti. E Ademi i tha: Edhe ty Musa, kur tė pranoi
All-llahu si bashkėbisedues, tė dha vend tė lartė. Me dorė tė Vet ta shkroi
librin. Si mund tė mė fajėsosh pėr njė cilėsi tė cilėn All-llahu e ka shkruar
dyzet vjet para se tė mė krijojė? Ja kėshtu Ademi e heshti Musain.
Lidhur me gabimin e njeriut tė parė,
muslimanėt kanė mendim krejt tjetėr nga mendimi pesimist i tė krishterėve.
Largimi i Ademit a.s. nga Xhenneti dhe zbritja e tij nė botė me urdhėr tė
All-llahut xh.sh. ėshtė njė bėmirėsi. Me kėtė bota nuk u mallkua, por iu
mundėsua qė tė banohet. U bė skenė e civilizimeve tė shumta. Sa tė dėrguar i ka
bartė nė kurriz dhe i ka ruajtur. I Dėrguari a.s. thotė kėshtu:
Dita mė fatlume nė tė cilėn lind dielli
ėshtė dita e xhumasė, ėshtė kjo dita kur u krijua Ademi. Atė ditė u vendos nė
Xhennet dhe pikėrisht atė ditė u pėrjashtua nga ai. Edhe Dita e Gjykimit do tė
ndodhė ditėn e xhuma.
Shejhu Ebul-Hasan Shazeli thotė pėr Ademin
a.s.:
Sa nder i sjell dėgjueshmėria pėr tė cilėn
arriti tė bėhet halif (gradė pėr realizimin dhe pėrcjelljen e urdhėrave tė
All-llahut nė botė) dhe deri nė Ditėn e Gjykimit i mėsoi pasardhėsit si tė
pendohen.
Qėllimi i kėtyre tė thėnave nuk ishte ta
arsyetojė mėkatin, por ta lavdėrojė pendimin, e me tė edhe kthimin kah
Krijuesi.
Feja Islame me asgjė nuk e fajėson gruan e
parė, nėnėn tonė Havėn. Gabimin e prindėrve tė parė nuk pranon se pėrcillet mbi
fėmijėt e tyre dhe gjeneratat qė pasojnė. Nė Kuran rreth kėsaj thuhet:
Ishin ata njė popull besimtar. Erdhėn e
shkuan. Tėrė atė qė fituan ėshtė e tyre, ndėrsa e juaja ėshtė ajo qė ėshtė e
juaja. Ju nuk do tė pėrgjigjeni pėr veprat e tyre.
Deri nė lindjen e Islamit, respektivisht deri
nė shekullin e VII gruaja askund nė botė skishte kurrėfarė tė drejtash.
Pyetja, se ėshtė gruaja qenie njerėzore ose nuk ėshtė ishte temė diskutimi qė i
nxiti ligjėdhėnėsit dhe mendimtarėt.
Ndėrsa, nė anėn tjetėr, feja Islame i erdhi
nė ndihmė gruas sė shkelur. Tė gjithė njerėzit, pa marrė parasysh gjininė e
racėn, nė momentin e lindjes janė tė njėjtė:
O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam juve prej
njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet
vete, e ska dyshim se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė
tepėr ėshtė ruajtur ( nga tė kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe
hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė. O ju njerėz! Kini frikė Zotin qė ju ka
krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e
prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me
emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu
ėshtė mbikqyrės mbi ju.
Nė Islam gruaja zė vend tė jashtėzakonshėm.
Pejgamberi a.s. kur solli besimin e vėrtetė dhe kur e shpalli atė, sė pari i
besoi njė grua.
All-llahu me Hatixhen nuk mė dha grua mė tė
vyeshme. Kur askush prej njerėzve nuk mė besonte, ajo mė besoi. Kur njerėzit
iknin prej meje, ajo mė ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua mė fali fėmijė, jo me
gratė tjera por me tė.
Gruaja, nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe
shehidja e parė e Islamit. Nėna e Amarit, Sumejja, qe martirja e parė e Islamit,
u bė sakrificė e maltretimeve mė tė mėdha. Vetė kurejshėt ate, tė shoqin e saj
Jasirin dhe tė birin, Amarin, i veshėn me rroba tė hekurta dhe nė rėrė
pėrvėluese i lėshuan tė pėrcėllohen nė diell. Kur i pa i Dėrguari i All-llahut
u tha: Keni durim, familja e Jasirit! Vendi i juaj nė ardhmėri ėshtė
Xhenneti. Dhe nė fund, Sumejja plakė lėshoi shpirtin nėn shtizat e Ebu
Xhehlit. Ishte kjo shehidja (dėshmorja) e parė e Islamit.
Sa shembuj tė mirė tregon dhe Pejgamberi a.s.
kur flet pėr dashurinė, mėshirėn dhe respektin ndaj gruas. Ai thotė:
Mua mė ėshtė falė tė mė pėlqejė ēdo gjė e
pastėr dhe e bukur nė botė siē janė edhe gratė. Ndėrsa momenti mė i lumtur i
imi ėshtė kur lidhem nė namaz.
Nė kohėn paraislamike arabėt ndaj grave
silleshin nė mėnyrė tė vrazhdė. Shembull mjaft tė mirė na jep njė ngjarje e
Umerit r.a. qė ishte i njohur me seriozitetin dhe rreptėsinė e tij. Sad b.
Ebi Vekkas thotė:
Umeri njė ditė kėrkoi leje tė hyjė tek i
Dėrguari i All-llahut. Tek ai ishin gratė kurejshite. Me tė flitnin me zė tė
lartė dhe pyesnin pėr shumė gjėra. Kur e dėgjuan zėrin e Umerit, u ngritėn dhe
tė shqetėsuara filluan tė fshihen. I Dėrguari i All-llahut i dha leje Umerit
tė hyjė brenda dhe u qesh ndėrsa Umeri iu drejtua: O i Dėrguar i Zotit, si tė
bėri All-llahu tė qeshesh?. Pejgamberi a.s. u pėrgjegj: U habita me kėto
gra. Rrinin para meje. Kur e dėgjuan zėrin tėnd, shpejtuan tė fshihen. E
Umeri r.a. vazhdoi: O i Dėrguar i Zotit, ti meriton mė tepėr qė para teje tė
jenė mė tė rezervuara, tha, dhe duke u kthyer nga ato, shtoi me nervozitet: O
ju armiq tė vetevetes, prej meje po frikėsoheni ndėrsa nga i Dėrguari a.s. nuk
kini fare frikė. E ato thanė: Ti, nė krahasim me tė Dėrguarin e Zotit je shumė
i rreptė. Lidhur me kėtė Pejgamberi a.s. tha: Betohem nė Zotin qė mban nė dorė
shpirtin tim. Shejtani duke shkuar rrugės sė vet, lakon rrugėn (kur e takon
Umerin) dhe shkon nė rrugė tjetėr.
Derisa bota krishtere shekuj me radhė e
llogariste gruan si njė ndytėsirė dhe nuk e lejonte tė hyjė nėpėr tempuj, njė
grua ia tregoi rrugėn e drejtė Umerit r.a., rrėfimin e tė cilit e treguam pak
mė lartė. Halifi i dytė Umeri r.a. njė ditė, nė Medine, nė minberin e tė
Dėrguarit tė Zotit hipi dhe mbajti hutbe para tė pranishmėve. Nė hutbe Umeri
r.a. tė pranishmėve u tha se kur tė martohen, mos tu japin shumė mehėr (njė
shumė tė hollash ose tė mira materiale qė bashkėshorti i jep gruas nė vetė
aktin e kurorėzimit) grave tė tyre. Njė zonjė shtatėgjatė u veēua nga xhemati
dhe iu drejtua Umerit r.a.:
O Umer, nuk ke tė drejtė kur thua ashtu. Kėshtu i tha dhe si argumente ia tregoi
ajetet e Kuranit Famėlartė (en-Nisa 20, 21). Halifi u ēudit duke
shqiptuar All-llah, All-llah, njė grua diskuton me Umerin dhe atij ia
mbyll gojėn...
All-llahu rreptėsisht ndalon vrasjen e
fėmijėve tė gjinisė femėrore:
Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj duke iu
frikėsuar varfėrisė, se ne ua sigurojmė furnizimin e tyre dhe juve, e mbytja e
tyre ėshtė mėkat i madh.
Ai gjithashtu kritikon rreptė babanė i cili
ndjen turp nga robėrimi i saj (vajzės) nė luftė, ose nga ajo se femra do ti
bėhet dikujt grua:
Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet me
(lindjen) vajzė, fytyra e tij nxihet dhe bėhet plot mllef. Fshihet prej
njerėzve pėr shkak tė asaj sė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron
bela, e jo dhuratė prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajė atė, ashtu i
pėrulur, apo do ta mbulojė atė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim i
tyre.
Kur pėrshkruhet frika e Ditės sė Gjykimit, nė
Kuran thuhet:
Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė
gjalla, pėr ēfarė mėkati janė mbytur...
Nė realitet edhe vajzėn edhe djalin njeriut
ia falė Zoti. Robi i All-llahut kėtu nuk ka kurrėfarė roli. Veprat e Krijuesit
nuk mund tė jenė tė turpshme e tė kėqia:
Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti nė qiej e
nė tokė. Ai krijon ēka tė dojė; ai i falė femra atij qė do, e i falė vetėm
meshkuj atij qė do. Ose u falė ēifte, meshkuj e femra, por atė qė do, e lė pa
fėmijė (steril); ai ėshtė i Dijshimi e i Fuqishmi.
Pejgamberi a.s. thotė:
Ai qė ushqen dy vasha deri sa tė arrijnė nė
moshėn e pubertetit, nė Ditėn e Gjykimit do tė jemi sė bashku kėshtu (dhe i
bashkoi gishtin tregues dhe tė mesėm).
Idhujtarėt e Mekkės mendonin se melekėt janė
bijat e Zotit. Deri sa ata mendonin se vajzat janė krijesa tė thjeshta, bijnė
nė kundėrthėnie tė palogjikshme duke i krahasuar engjėjt me Zotin. Pėrgjigje u
dha Zoti nė Kuran:
E Ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarėt): A tė
Zotit tėnd janė vajzat, kurse tė tyre djemtė? Apo ne i krijuam melekėt femra, e
ata ishin dėshmitarė (kur thonė se melekėt janė femra)?! Vini re se si ata
janė gėnjeshtarė (kur thonė se engjėjt janė bijat e Zotit). A thua vajzat ai i
ka bėrė mė tė zgjedhura se djemtė?
Idhujtarėt me njė shikim tė sėmurė meshkujt i
konsiderojnė tė vetėt ndėrsa femrat tė Zotit. Njė krahasim i kėtillė nė Kuran
quhet ndarje e padrejtė
Sipas Islamit besimi nė Zotin (imani), fitimi
i shpėrblimit dhe i dėnimit, (konform respektimit) tė urdhėrave dhe ndalesave tė
Zotit xh.sh. lidhur me botėn dhe ahiretin (bota e amshimit), hyrja nė Xhennet
ose Xhehennem, nė tė gjitha kėto midis gruas dhe burrit nuk ka asnjė dallim.
All-llahu i ėshtė drejtuar edhe Ademit a.s. edhe Havės nė tė njėjtėn mėnyrė.
Ashtu si hėngrėn bashkarisht fruta nga pema e ndaluar, ashtu edhe u penduan
bashkarisht.
Gruaja dhe burri, i varfėri dhe i pasuri, i
ziu ose i bardhi, pa kurrfarė pėrjashtimi nė qiej e nė tokė, Ditėn e Gjykimit
do tė dalin para All-llahut xh.sh. veē e veē, si njė rob dhe nuk do tė ketė
asnjė dallim.
Zoti premton se kush beson dhe bėn vepra tė
mira qoftė mashkull ose femėr, do tė kalojnė jetė shumė tė mirė. E, duke hyrė
nė Xhennet, do tė jetojnė nė lumturi tė amshueshme.
Gruaja e kurorėzuar, po spati filluar tė
besojė, burri i saj edhe po tė jetė i mirė, edhe po tė jetė pejgamber i Zotit,
sdo tė ketė kurrėfarė dobie. Shembull pėr kėtė janė Nuhu dhe Luti a.s. tė
cilėt ishin dy besimtarė tė mirė tė Zotit e nė tė njėjtėn kohė ishin edhe
pejgamberė, ndėrsa gratė e tyre i tradhėtuan ata. Nėse gruaja beson e burri nuk
beson, atėherė vepra e keqe e burrit nuk do ta dėmtojė gruan; ai do tė shkojė
nė Xhehennem ndėrsa ajo nė Xhennet. Shembulli ėshtė gruaja e faraonit nė kohėn
e Musait a.s., e cila si pėrgjigje tė sjelljes zemrake tė faraonit kur u tha
egjiptasve: Unė jam zoti mė i madh ajo i besoi Musait a.s. dhe
luti Zotin: Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė Xhennet dhe
mė shpėto nga faraoni dhe brutaliteti i tij nga populli mizor!
Nga aspekti i krijimit, besimit, lirisė sė
ndėrgjegjės dhe jetės nė botėn e amshueshme, kur ia caktojmė vendin gruas nė
Islam, duhet pėrmendur se pėrveē sures en-Nisa (gratė) ekziston edhe njė sure
me emrin Merjem kushtuar nėnės sė Isait a.s. Nė Kuran, nė mėnyrė shumė tė
pėrshtashme pėrmend emrat e nėnės sė Isait dhe Musait a.s.
Nė Egjipt, faraoni, bijtė e izraelitėve i
mbyste ndėrsa vajzat e tyre i linte tė jetojnė. Kur Musa a.s. erdhi nė kėtė
botė e ėma e tij u shqetėsua:
Ne, nėnėn e Musait e inspiruam ti japė atij
gji, e kur tė kesh frikė pėr tė atė hidhe nė lum, e mos u frikėso dhe mos u
pikėllo, se Ne do ta kthejmė tė ty dhe do ta bėjmė atė nga tė dėrguarit.
Pas kėtij urdhėri nėna, e cila e hodhi atė nė
Nil, derisa nuk mori vesh pėr tė, kaloi ēaste tė dhimbshme e shqetėsuese!
Kurani e pėrshkruan ndjenjėn fisnike tė nėnės kėshtu:
E zemra e nėnės sė Musait agoi e zbrazėt...
Ndėrsa nė lidhje me Merjemen, sureja qė mori
emrin e saj shpjegon nė mėnyrė tė jashtzakonshme sjelljen e prindėrve. E liron
Merjemen nga tė gjitha shpifjet dhe akuzat. Kurani shfrytėzon shprehjen Buhtanun
adhim (shpifje e madhe) pėr akuzat e hebrenjve lidhur me siē shprehen
ata prostitucionin e Merjemes. Pėrsėri nė Kuran shfrytėzohet nė mėnyrė mė
gjentile, nė mėnyrė letrare dhe nė mėnyrė mė tė lartė shprehja pėr Merjemen.
Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė edhe sureja Merjem. Engjėjt bisedojnė me
Merjemen:
Pėrkujto kur engjėjt i thanė: Oj Merjeme,
All-llahu tė dalloi ty (me
besim e karakter), tė pastroi (nga shpifjet hebreje) dhe tė lartėsoi
mbi gratė e botės.
Nuk ka ndryshim as me barabarsinė as me
dėnimet qė u bėhen burrit dhe gruas. Fajet e bėra kundėr gruas, edhe sikur tė
jenė personalisht kundėr saj ose kundėr pasurisė sė saj, edhe kundėr nderit tė
saj, duhet tė dėnohen njėlloj sikur kundėr burrit. Madje janė edhe disa raste
qė flasin nė interes tė gruas. Nėse burri e akuzon gruan pėr prostitucion dhe
nėse nuk ka argumente pėr tė, do tė dėnohet pėr shpifje dhe deri nė fund tė
jetės nuk mund tė dėshmojė para gjyqit. Nė fenė Islame, njeriu pas pranimit tė
Islamit, po iu kthye ndonjė besimit tjetėr dhe po nuk u pendua pėr kėtė,
dėnohet me vdekje. Sipas Ebu Hanifes gruaja murtede (qė prej Islamit kalon nė
ndonjė besim tjetėr) nuk ekzekutohet me vdekje. Po qe e nevojshme tė zbatohet kisasi
(vdekje pėr vdekje, sy pėr sy), pėr njė sulm ndaj trupit tė gruas, (edhe nėse
agresori ėshtė burrė), ky dėnim do tė aplikohet. Nėse ėshtė i nevojshėm
dėmshpėrblimi, kėtu ekzistojnė raste specifike pėr gruan.
Nė rast se gruaja ėshtė fajtore, dėnohet
njėlloj sikurse edhe mashkulli.
Udhėheqja me familjen, trashėgimia,
institucioni i dėshmisė dhe tematika tė ngjashme me kėto, tė drejtat e ndryshme
midis burrit e gruas do tė shqyrtohen nė faqet e kėtij libri qė do tė pasojnė.
Stanley Lane-Poole thotė se:
Atė qė ka bėrė Muhammedi pėr ēėshtjen e ndryshimeve
relevante nė favor tė gruas, nuk e ka bėrė asnjė ligjdhėnės.
Ndėrsa Will Durant, sa i pėrket gruas,
shkruan:
Muhammedi i dha fund vrasjes sė fėmijėve tė
gjinisė femėrore tek arabėt. Nė punėt ekonomike dhe juridike, gruan e solli nė
pozitė tė barabartė me mashkullin. Gruaja mund tė mirret me ēdo profesion
ligjor. Mund tė disponojė me fitimin e vet, mund tė trashėgojė pasuri dhe me
pronėsinė e vet mund tė udhėheqė si tė dojė ajo personalisht. Muhammedi a.s.
gjithashtu e ndėrpreu edhe zakonin tek arabėt qė siguronte trashėgiminė e grave
prej tė jatit nė tė birin. Grave u pranohet gjysma e tė drejtės trashėgimore tė
burrit.
Pėr barabarėsinė midis gruas dhe burrit,
profesori nga instituti islamik, Jascques C. Risler thotė:
Nė proēeset juridike gruaja ėshtė ngritur nė
status tė barabartė me burrin. Prej atėherė gruaja filloi ti gėzojė tė drejtat
pėr trashėgimi, tė lė trashėgimi, dhe tė punojė ndonjė punė ligjore.
Gaudefroy-Demombynes mendimin e vet e paraqet
duke konstatuar se tė drejtat e gruas nė jurisprudencėn islame janė nė nivelin
mė tė lartė se sa nė ligjet evropiane:
Ligjet e Kuranit janė nė shkallėn mė tė
lartė nė favor tė gruas dhe sigurojnė, sė paku teoretikisht, pozitė mė tė mirė
nga ajo qė gruas i sigurojnė ligjet evropiane. Gruaja islame ka tė drejta pėr
kapital tė veēantė nė transakcionet financiare. Ajo deri nė fund tė jetės
disponon me pasurinė qė e ka fituar si dhuratė ose me trashėgimi, apo me mallin
e fituar me djersėn e vet personale. Edhe pse nė realitet realizimi i kėtyre
tė drejtave ėshtė i vėshtirė, asaj i janė siguruar varėsisht nga pozita e saj,
ushqimi, strehimi dhe kujdesi pėr tė.
Filozofi frėng, Voltaire, thotė:
Vėllait tim turk, do tia thoja kėtė: Feja
jote mė duket se meriton respekt. I falesh vetėm njė Zoti. Je i obliguar qė njė
herė nė vjet pjesėn e 40 tė fitimit ta japėsh si zeqat dhe, nė ditėn e Bajramit
tė pajtohesh me armiqtė e tu. Priftėrinjtė tanė ndoshta mė mijėra herė ju
akuzojnė para botės se ndoshta e keni aprovuar atė besim, vetėm pėr shkak se
ajo i ka pranuar kėnaqėsitė. Kėta tė mjerė e kanė gėnjyer tėrė botėn. Feja e
jote ėshtė fe mjaft bujare.
I njėjti filozof pėr martesėn me mė shumė se
njė grua thotė:
Problem i vėrtetė i priftėrve tanė ishte me
turqėt muslimanė. Duke mos mundur qė me ndonjė mėnyrė tjetėr tu kundėrvihen
pushtuesve tė Stambollit, ata filluan tė shkruajnė me qindra letra kundėr tyre.
Shkrimtarėt tanė qė nė numėr ishin mė shumė se jeniēerėt, u munduan qė ti
pėrvetėsojnė gratė. Gjoja Muhammedi nuk e llogaritte gruan si qenie
intelegjente. Gjoja nė ligjet e Kuranit tė gjitha gratė janė robėresha. Se nuk
paskan kurrfarė tė drejta ndaj skanė vend as nė Xhennet.
Tė gjitha kėtyre gėnjeshtrave, nė fillim u
besohej. Por, mjafton tė lexohet sureja e III dhe e IV e Kuranit dhe tė
zhveshen kėto gėnjeshtra.
Duket se pozita e gruas nuk ėshtė e keqe siē
tregohej. Gjithsesi se si tė krishterė nuk do ta argumentojnė se secila fjalė e
Kuranit ėshtė e vėrtetė. Por, sdo tė themi asnjė fjalė kundėr doktrinės qė e
shtroi Islami pėr Zotin e vetėm, All-llahun. Qė tė pushtojė tėrė Lindjen, mė
tepėr se shpata, shėrbyen kėto fjalė tė 122 sureve:
Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė. All-llahut i
mbėshtetet gjithēka. Nuk ka lindur e as ėshtė lindur. Atij asgjė nuk i gjason.
Libri i parė
GRUAJA DHE FAMILJA
PJESA E PARĖ
I. Prirja pėr seks
II. Martesa
III. Liria nė martesė
IV. Ēėshtjet tjera lidhur me martesėn
V. Pengesat nė martesė
Kush dashurohet, ruan pastėrtinė e shpirtit dhe vdes duke e fshehur
dashurinė e vet, ai ėshtė martir.
Muhammedi a.s.
Feja Islame pranon dhe predikon se secila
grua e secili mashkull, njėri ndaj tjetrit ndjejnė simpati tė madhe. Kjo
simpati ka mjaft rėndėsi pėr vazhdimėsinė e gjeneratave dhe ekzistencėn
njerėzore nė botė. Njerėzit qė llogariten si normal smund tė paramendojnė ti
shmangen kėsaj simpatie. Njėri ndėr ashabėt, Sad b. Ebi Vekkas thotė: Uthman
b. Mazun kėrkoi leje nga Pejgamberi a.s. qė tė tėrhiqet nga bota dhe tu
shmanget grave, por i Dėrguari i All-llahut nuk e lejoi. Po ti jepte leje, ne
do tė sterilizoheshim.
Nė ajetin e 14 tė sures Ali Imran flitet pėr
gratė si faktorin e parė, pėr tė cilin njerėzit janė tė lidhur me epsh.
Dhe ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje
(mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni...
Nė tregimin pėr Jusufin a.s. thuhet si vijon:
Zelihaja kur i mbylli dyert dhe kur u sigurua, iu afrua Jusufit, dhe kishte
qėllimet e veta. Ndėrsa Jusufi a.s. sikur tė mos mbrohej me njė fuqi hyjnore,
pėr pak do ti dorėzohej Zelihasė. Simpatia e fortė dhe e ndėrsjellė midis
burrit dhe gruas, nuk ėshtė turp, madje nuk ėshtė asgjė e keqe. Islami e pranon
njeriun, bashkė me tė gjitha elementet e krijimit. Islami nuk premton se duke e
tejkaluar krijimin, njeriun ta bėjė engjėll, as edhe duke ia rritur nevojat
trupore qė ta sjellė atė nė nivelin e kafshės. Islami nevojat e organizmit tė
njeriut i kėnaq duke i ngritur nė nivelin e njė qėllimi tė drejtuar kah Zoti.
Hadithet e Pejgamberit a.s. pėr kėtė ēėshtje janė mjaftė interesante.
Bota ėshtė kėnaqėsi, ndėrsa kėnaqėsia mė e
mirė ėshtė gruaja e mirė.
Kush dashurohet e ruan pastėrtinė e shpirtit
dhe vdes duke e fshehur dashurinė e vet, ai ėshtė martir.
Feja Islame i dėnon nerėzit qė i kėrkojnė
kėnaqėsitė e veta seksuale jashtė rrugės legale, e nė anėn tjetėr, ajo ua
tregon rrugėn e drejtė. Gruaja qė veten e ka lėshuar nė stuhitė e seksit, si
njė epsh i fortė, i ka tė tmerrshme, hilet, pispėllimet, dhelpėritė. Nė suren
Jusuf, hilet dhe dhelpėritė e grave, pėrmenden njė herė nga goja e Azizit nga
Egjipti dhe dy herė nga goja e Jusufit a.s. Pėr kėtė arsye Pejgamberi a.s.
thotė:
Pas meje nuk u lash asgjė burrave, asgjė mė
tė madhe se sa intrigėn e rrezikshme siē ėshtė gruaja.,
Martohuni me gruan e cila lindė dhe e cila e don familjen. Ditėn e
Gjykimit do tė mburrem me ju para ummeteve tjera me numrin tuaj.
Muhammedi a.s.
Rruga legale e kėnaqėsisė seksuale ėshtė
martesa. Tė ikurit nga martesa ėshtė rrugaēėsi dhe shkas, qė energjia me tė
cilėn posedon njeriu tė bėhet shumė e rrezikshme. Secili njeri ndjen nevojė pėr
kėnaqėsi seksuale. Kjo, po nuk u realizua nė mėnyrė legale do tė kalojė nė
punė jo legale: onanizėm, homoseksualitet, marrėdhėnie me fėmijė e me kafshė...
Dhe shkak pėr tė gjitha kėto anomali tė ēoroditura ėshtė mos martesa. Kjo dhe
mosplotėsimi i nevojave seksuale pėr organizmin dhe shpritin e njeriut janė jo
vetėm tė dėmshme, por edhe tė rrezikshme. Ikja nga martesa bazohet nė shtimin
e pronėsisė, largimi nga obligimet dhe frika nga krijimi i familjes e cila
shoqėrisė do ti sillte dobi. Po ua ktheu kurrizin virtyteve shpirtėrore duke e
trajtuar materjen si njė gjė tė shenjtė, do tė teprohej, e shoqėrisė do ti
merrej liria e pavarėsia dhe do tė bėhej rob i epsheve dhe shfrenimeve tė
tepėrta.
Duke e kėrkuar ekzistencėn, vazhdimėsinė,
njerėzit gjetėn rrugėdalje me detyrimin e tė rinjėve qė tė martohen. Nė
perandorinė Romake, institucioni familje qe luhatur pėr shkak tė rritjes sė
numrit tė beqarėve dhe tė bredhjeve tė tyre poshtė e lartė. Pėr kėtė shkak, me
ligjet qė solli perandori Augusti, secili ishte i detyruar tė martohet me njė
person sipas klasės qė i takon, madje secili ishte i obliguar tė ketė fėmijė.
Kush nuk i respektonte kėto dispozita ligjore, ballafaqohej me konsekuenca tė
rėnda. Njeriu qė martohet dhe e don familjen e vet, din ti dojė edhe njerėzit
tjerė. Me siguri njohim shumė pleq tė pamartuar tė cilėt janė nervozė, tė
pacipė, zemėrngushtė, tė padobishėm dhe tė dėmshėm. Turqėt, kur duan tė
theksojnė mėshirėn thonė: Ty a nuk tė lindi nėna, a nuk ke ti fėmijė...
Kur Musa a.s. ia la fisin vėllait tė vet,
Harunit dhe shkoi tė marrė levhat (pllakat e shenjta), fėmijėt izraelitė
lėshuan rrugėn e drejtė. Dhe, kur u kthye Musa a.s., shikoi gjendjen e mjerė
dhe me zemrim e rrėmbeu tė vėllanė. E Haruni iu drejtua vėllait tė zemruar
kėshtu:
O djali i nėnės sime...
Kėshtu, duke e pėrkujtuar nėnėn si burim
urtėsie, dashurie e mėshire, ai e qetėsoi tė vėllanė.
Janė tė njohura fjalėt e mareshalit Peten qė
ua drejtoi francezėve tė cilėt pėsuan nė luftė:
O miqtė e mi, neve na shkatėrroi ahengu. Dhe pati shtuar: Kur ti peshoni gabimet,
do tė gjeni gabime edhe mė tė mėdha. Nuk dėshironit fėmijė dhe braktisėt jetėn
familjare. I lėshuat vyrtytet dhe vlerat shpirtėrore... Nga tė gjitha anėt
kėrkuat epshmėri...
Nė Kuranin Famėlartė ekziston urdhėri pėr
martesė. Ky urdhėr shkallėzohet nga farzi (urdhėr qė patjetėr duhet kryer) e
shkon duke u zbutur, varėsisht nga rangu shoqėror dhe nevoja seksuale. Nė ajet
gjithashtu pėrmendet shkaku i mosmartesės si rrjedhė e gjendjes financiare,
edhe pse Kurani na njofton se kur martohen dy tė varfėr, Zoti, do ti
ndihmojė: robi me marrėveshje se do tė lirohet, personit tė posamartuar qė don
tė jetė i pamėkatė dhe atij qė lufton nė luftė tė shenjtė, nė rrugė tė Zotit.
Nė hadithet tjera thuhet:
Njeriu me martesė plotėson gjysmėn e fesė.
Pėr gjysmėn tjetėr le tė frikėsohet nga Zoti
Po erdhi dikush te ju e jeni tė kėnaqur me
karakterin dhe besimin e tij, tė kėrkojė vajzė, martojeni. Po nuk e bėtė atė,
do tė lind pėrēarja dhe intriga.
O i Dėrguar i Zotit, thanė: nėse ai ėshtė i
varfėr dhe nuk i takon familjes bujare?
Nėse vjen dikush tek ju tė kėrkojė vajzė,
martojeni! -dhe kėtė e pėrsėriti tri herė.
Nė Kuran pėr martesėn legale pėrdoret termi ihsan,
ngritja e murit rreth e pėrqark, ruajtja e tij. Kjo ngase secili ēift me
aktin e martesės do tė mbrohet nga mėkati, nga sulmet epshore dhe nga rreziqet
e jetės Po kėshtu edhe marėdhėniet jo legale dhe prostitucioni janė quajtur sifah,
qė don tė thotė rrjedhje - tė dy palėt, njėri tjetrit ia dėmtojnė lėngun
jetėsor. Spermėn e shpenzojnė kot nasikoti.
Duke e pėrfunduar temėn lidhur me nevojėn pėr
martesė, tė shtojmė edhe kėtė se martesa dhe tė disponuarit me fėmijė ėshtė
rruga jetėsore edhe e Pejgamberit a.s..
Martesėn, pėr tė cilėn ėshtė fjala, do ta
definojmė sipas ajeteve tė Kuranit. Ky sdo tė jetė definicion juridik. Mė
tepėr do tė jetė pėrcaktim i qėllimit dhe e rezultateve tė kurorės si dhe
marėdhėnieve dhe sekreteve tė lartėsuara midis palėve nė kurorė.
Nė suren er-Rum, ajeti 21, lidhur me
specifikėn e kurorės ceket: Mashkulli (burri) te gruaja tė gjejė qetėsinė. Kjo
qetėsi sa ėshtė shpirtėrore aq ėshtė edhe trupore si mbrojtje nga tronditja
jetėsore. E njėjta gjė vlen edhe pėr gruan. Elementi i dytė ėshtė krijimi i
dashurisė. Dhe nė fund, simpatia midis dy gjinive. Specifika e tretė ėshtė
virtyt qė pėrmban ēdo gjė. Nė njė ajet tjetėr, duke iu drejtuar meshkujve,
thuhet:
...ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje
pėr to.
Duke u bėrė veshje pėr shokun e jetės,
mbulesa mund tė thotė pengim nė rrugė tė liga me zbulimin e epsheve tė veta, si
dhe plotėsim tė njėri tjetrit, natyrisht duke e ndjerė nevojėn e ndėrsjellė.
Si shembull, nėse marrim njė mollė dhe e
pėrgjysmojmė, atėherė kemi dy copa tė njėjta molle, gjysma ėshtė gruaja e
gjysma tjetėr burri. Kur tė bashkohen dy gjysmat, atėherė na japin njeriun. Nė
kėtė mėnyrė ata e plotėsojnė njėri tjetrin. Pra, njeriu i pamartuar ėshtė
gjysmak e jo i plotė.
Pėr regjenerimin, si rezlutat i kurorės, flet
njė ajet, duke thėnė se gratė janė njė arė nga e cila burrave u sjellin fėmijė.
Mendoj se kėto tri ajete, shpjegojnė kurorėn (martesėn), si mėnyrė e vetme
legale nė Islam pėr kėnaqėsitė seksuale.
Pa shprehjen e qartė tė vejushės dhe pa lejen e virgjėreshės, nuk mund
tė lidhet kurorė. Leja e virgjėreshės ėshtė heshtja e saj.
Muhammedi a.s.
A janė tė lirė gruaja dhe burri tė zgjedhin
bashkėshort para martesės? Sipas imam Malikut dhe Shafiut, meqė gruaja mund tė
mashtrohet nga ndjenjat, nuk mund tė zgjedhė bashkėshortin e ardhshėm, pasiqė
mund tė gėnjehet. Edhe nga ky aspekt, pa lejen e prindit ajo nuk mund tė
martohet. Ndėrsa pėr hanefijtė gruaja edhe tė jetė virgjėreshė, edhe tė jetė e
vejė ėshtė e lirė tė zgjedhė bashkėshortin. Nuk mund ta japin pa lejen e saj.
Nėse e japin, ka tė drejtė tė zgjedhė vet, e po deshi mund ta prishė kurorėn.
Kėshtu ndodhi edhe me zonjėn Hansa e cila iu drejtua Pejgamberit a.s., e ai ia
dha tė drejtėn qė ta anulojė kurorėn. nė tė njėjtėn mėnyrė njė virgjėreshė u
lajmėrua tek Ai, e Pejgamberi a.s. i dha leje ta pranojė ose ta refuzojė
kurorėn.
Nė Islam ekziston njė pėrjashtim lidhur me
lirinė e kurorės. Njė grua muslimane nuk mund tė martohet me njė jomusliman.
Kėtu i rrezikohet edhe feja edhe tradita. Arsimimi i fėmijėve qė do tė lindin
do tė jetė larg Islamit. E njė dukuri e kėtillė ėshtė kundėr qėllimit tė Islamit
pėr zgjerim.
Edhe nė tė drejtėn romake qė ishte burim i tė
drejtave themelore, ishte e ndaluar tė martohen palėt me religjione tė
ndryshme.
Kur shohim se njė katolik nuk martohet me njė
tė krishterė tė sektės tjetėr, atėherė kuptojmė se Islami ėshtė shumė tolerant.
Dhe, e dijmė se edhe hebrejtė, si njerėz tė huaj pėr ta, nuk ua japin vajzat.
Duhet theksuar edhe kėtė se nė Islam, ēdo akt
i njė besimtari ėshtė i lidhur me fenė dhe ai duhet lartėsuar, madhėruar
Zotin. Nė Kuranin Famėlartė kurora quhet hududull-llah: kufi
qė e ka caktuar All-llahu.
Muslimani ėshtė njeri qė me ēdo akt i shėrben
Islamit, gjė kjo qė don tė thotė se nėpėrmjet Islamit, njerėzit thirren nė
shpėtim.
Gruaja muslimane smund tė martohet pėr njė
jomusliman, madje as pėr dikė besimi i tė cilit ėshtė i prishur deri nė atė
shkallė kur largohet nga besimi, ani pse shtiret se ėshtė musliman. Nėse lidhet
njė kurorė e kėtillė, kjo do tė prishet. Palėt qė e kanė bėrė kėtė akt dhe ata
qė kanė ndėrmjetėsuar, do tė marrin dėnim pėrkatės.
Tua tregojmė njė ngjarje historike qė bėn
fjalė lidhur me njė rast kur njerėzit nėpėrmjet tė kurorės u thirrėn nė Islam:
Nė kohėn e Pejgamberit a.s. Ebu Talha para se
tė bėhet musliman i propozoi martesė Ummi Sulejmes (Rumejsės). Ummi Sulejme
tha:
-Tė ta them tė vėrtetėn, edhe unė dėshiroj tė
martohem me ty. Njeriun si je ti sduhet kapėrcyer. Por, ti je njeri i pafe,
ndėrsa unė jam muslimane. Nuk ėshtė e rrugės tė martohemi.
Dialogu vazhdoi mė tutje. Ebu Talha i tha:
-Ēpo ngjet me ty Rumejsa?
-E ēpo ngjet?
-E ēdo tė thoje pėr tė verdhin e tė kuqin
(arin dhe argjendin)?
-Unė spo kėrkoj as ari as argjend. Ti je
njeri qė pėrkulesh para njė gjėsendi qė as dėgjon, as shikon dhe as qė ka
ndonjė vlerė. A sturprohesh tė falesh para njė copė druri qė e solli nga mali
duke e zhagitur njė rob i zi. Nėse ti bėhesh musliman le tė jetė kjo prika
(mehri) pėr martesė. Asgjė tjetėr nuk kėrkoj.
-E kush mundet tma sjellė Islamin, Rumejsa?
-i Dėrguari a.s., shko tek ai.
Ebu Talha u drejtua tek i Dėrguari i
All-llahut, i cili ishte duke qėndruar me ashabėt e vet. Kur e shikoi, tha:
Po vjen Ebu Talha dhe po i shkėlqen nuri Islam...
Ky e pranoi Islamin para Pejgamberit a.s. dhe
ia pėrcolli fjalėt Rumejsės. Kėshtu Pejgamberi a.s. i kurorėzoi sipas kushteve
tė Rumejsės.
Pejgamberi a.s. rrėfen:
Shikoj, kam hyrė nė Xhennet. Para meje rrapėllimė
hapash. E ētė shikoj - Rumejsa!
Pėrkundėr asaj se femra muslimane nuk mund tė
martohet me njė jo musliman, sipas tė drejtės islame, njė mashkull musliman
mund tė martohet me njė femėr jo muslimane. I vetmi kusht ėshtė qė ajo tė
besojė nė njėrin nga librat hyjnorė. Smund tė martohet me njė femėr qė i
beson zjarrit, diellit, yjeve dhe idhujve. Nuk mund tė martohet as me femrat
qė, edhe pse duken se janė muslimane, nuk respektojnė urdhėrat dhe ndalesat e
fesė, tė cilat nuk pėrfillin njėrin nga gjyqet qė janė konstituar me argumente
tė forta dhe me ato qė haramin e kanė kuptuar si diēka qė ėshtė hallall.
Ekzistojnė mendime tė kundėrta midis
shkencėtarėve tė Islamit, nė temėn, martesa me femra qė u besojnė librave tė
shenjtė. Njė shumicė e madhe janė tė mendimit, se u lejohet kjo martesė.
Abdullah Ibėn Umeri, llogarit se ky mendim ėshtė i gabuar.
Nė kohėn e halifit Umer, ushtria islame,
ēliron disa vende duke bashkuar shumė toka tė reja me shtetin islamik. Nė ndėrkohė,
muxhahidėt islamikė dhe disa nga ashabėt, u martuan me femra qė u besojnė
librave tė shenjtė. Halifit Umer, qė mendonte se kjo mund tė jetė gjė e
rrezikshme pėr familjet muslimane, nuk i pėlqente martesa me femrat jo
muslimane. Hudhejfe, njėri ndėr ashabėt, u martua me njė hebreje, ndėrsa
halifi Umer i tha atij Lėshoje. Kur Hudhejfe e pyeti: Ėshtė haram
kjo? Umeri iu pėrgjegj kėshtu: Jo, por po frikėsohem se do tė kesh
punė me dikė qė moralisht ėshtė i dobėt.
Kuptohet se Umeri nuk e llogariste haram
martesėn me njė femėr jomuslimane, por kėtė e llogariste si njė akt tė
rrezikshėm nga aspekti i ardhmėrisė sė gjeneratave muslimane. Kur e pyetėn
Abdullah Ibėn Umerin pėr gjykimin e tij lidhur me martesėn me njė hebreje ose
tė krishtere, u pėrgjegj kėshtu:
Zoti ua ka bėrė haram meshkujve femrat qė
Zotit i mveshin rival. Unė nuk njoh tradhėti mė tė madhe se ajo grua qė thotė:
Zoti im ėshtė Isa ose filan fallani tjetėr (ndonjė rob i All-llahut)
Sipas tė drejtės islame, ndryshimi midis
besimeve ėshtė njė pengesė pėr trashėgiminė, ndaj njė femėr jomuslimane nuk
mund tė fitojė trashėgimi nga njė mashkull musliman. Edhe nga ky aspekt martesa
me njė femėr jomuslimane ėshtė akt i papėlqyeshėm.
Para sė gjithash kėrkohet bashkėshort qė e
duam. Siē mund tė kuptohet nga thelbi i hadithit, femra dhe mashkulli,
paraqesin gjysmėrrethe tė njė rrethi tė pėrbashkėt. Ata vazhdimisht notojnė nė
gjithėsinė ekzistuese. Kur e gjejnė gjysmėrrethin adekuat, bashkohen dhe
formojnė rrethin e plotė. E ky rreth e paraqet themelin e jetės.
Pėr tu dashuruar duhet takim dhe simpati.
Islami i lejon bashkėshortėt e ardhshėm tė takohen mė parė. Madje edhe e
urdhėron kėtė. I Dėrguari a.s. njė ashab qė dėshironte tė martohej me njė
muslimane nga Medina, e pyeti: A e ke parė? dhe kur ai tha: Jo,
Muhammedi a.s. tha: Shko dhe shikoje atė, pasi nė sytė e femrave tė Medines
mund tė gjendet diēka (ndonjė e metė e syve).
Njė njeriut tjetėr qė donte tė martohet,
Pejgamberi a.s. i tha kėshtu:
Ta shikosh njėherė sepse kjo do tė ndihmojė
qė kurora yte tė jetė mė e qėndrueshme.
Siē dihet, bukuria ėshtė relative. Nga
njeriu te njeriu tjetėr ajo ndryshon. Ndaj personalisht duhet tė shihen
bashkėshortėt e ardhshėm. Pėrshkrimet e huaja nuk duhet pėrfillur.
Por edhe takimet kanė masėn dhe kufirin e
vet. Pasi midis tė simpatizuarve nuk ka kurrfarė lidhjesh, tė dy palėt fshehen
nga njėri tjetri. Nė kėso lloj takimesh njėri tjetrit mund tia shohin fytyrėn,
duart dhe thembrat. Trupi dhe pamja e pėrgjithshme janė gjėra tė qarta. Ky
takim, me kėtė masė, mund tė realizohet madje edhe nė praninė e ndonjė personi
qė bėn pjesė nė kategorinė mahrem.
Nėse dy palėt dėshirojnė tė mėsojnė pėr
moralin dhe mendimin e njėri tjetrit (edhe kjo ėshtė me rėndėsi), kėtė e mundėson
pyetja qė mund tua bėjnė fqinjėve dhe tė njohurve ose ndonjė mėnyrė tjetėr e
ngjajshme. Munden edhe tė zhvillojnė bisedė tė hapėt nė kushte tė
lartpėrmendura. Bashkėjetesa pa kurorė ėshtė e ndaluar. Por, nė rrethana tė
kėtilla, kur secili paraqitet jogjentil dhe fsheh karakterin e vet tė vėrtetė,
gjasat qė tė njihen janė tė vogla. Nė raste tė kėtilla mbretėron epshmėria,
emocionet mbizotėrojnė trurin. Pejgamberi a.s. thotė:
Dashuria e yte ndaj diēkaje tė verbėron dhe
tė shurdhon.
Shkrimtari i madh freng, Molieri, nė veprėn e
tij Mizantropi me gojėn e heronjėve tė vet shpjegon, si ligj i
dashurisė ėshtė ta gėnjesh partnerin dhe si tė gėnjejė ai, dhe se palėve tė
dashuruara epshet u janė tė larta deri nė atė shkallė sa qė nuk mund tė vėrehen
gabimet e njėri tjetrit. Molieri kėtė e shpjegon me fjalėt:
Tė dashuruarve ēdo gjė u duket simpatike nė
trupin e atij qė e duan. Duke menduar se gabimet e tyre janė pjekuri, ato i
emėrtojnė me emra pėrkėledhės. Njė pamje tė mangėt e shikojnė si jasemin i bardhė,
tė zezėn e si zeshkane aq tė ėmbėl sa qė duhet tė pėrkulesh para kėsaj ngjyre,
gėnjeshtari u duket si i menēur ndėrsa i marri si njė shpirtmirė.
Sot me emrin i ose e fejuar, shumė tė rinjė
takohen, argėtohen, kėnaqen, e mė pastaj bėjnė pėrpjekje qė tė ikin nga njėri
tjetri, dhe kuptohet, mė shpesh pala mė e dėmtuar ėshtė femra. Por, me ligj
smund tė detyrohen tė fejuarit tė vėnė kurorė.
Nga bashkėjetesa pa kurorė rrjedh edhe dėmi
tjetėr, atėherė kur nė mėnyrė hidhėrake ndahen njėri nga tjetri, fillojnė ti
numėrojnė e ti shqiptojnė gabimet e njėritjetrit dhe nė kėtė mėnyrė ardhmėria
e tyre sillet nė njė gjendje jo tė pėlqyeshme.
1. I Dėrguari a.s. gjithnjė ka preferuar
bukurinė shpirtėrore pėrkundėr bukurisė materiale. E para ėshtė konstante,
nuk ndrydhet, ndėrsa e dyta ėshtė relative, e zbehtė, fiket. Sa bukuroshe
ekzistojnė e nuk mund ta bėjnė tė lumtur njeriun, pasiqė shpirti i tyre ėshtė i
thjeshtė. Ja disa kėshilla tė Pejgamberit a.s.:
Mos i martoni gratė bukuria e tė cilave mund
tju zhvleftėsojė nga ana morale, mos u martoni as pėr pasurinė e tyre sepse
ato mund ti llastoni. Martohuni me ato pėr shkak tė besimit tė tyre. Me siguri
ndonjė grua zeshkane e me veshje tė leckosur por besimtare, ėshtė shumė e
vlefshme.
Kush disponon me kėto katėr gjėra, disponon
edhe me tė mirat e kėsaj bote edhe me ahiretin: zemėrmirėsinė, gjuhėn qė
vazhdimisht e pėrmend emrin e All-llahut, trupin qė i duron mundimet dhe qė nuk
e tradhėton as nderin as pasurinė e bashkėshortit.
Me gruan lidhet kurorė pėr shkak tė kėtyre
katėr gjėrave: pasuria, fisnikėria, bukuria, dhe besimi. Kėrkoje atė qė ėshtė
besimtare dhe do tė jesh fatlum!
2. Virgjėria. I Dėrguari i All-llahut ashabėt
e vet i porosiste tė martohen me virgjėresha sepse me njė tė tillė ėshtė mė
lehtė tė adaptohesh nė dashuri. Pėrveē kėsaj, pėr shkak tė shumė punėve
shtėpiake si dhe pėr shkak tė numrit tė fėmijėve u lut pėr mirėqenien e atyre
tė cilėt u martuan me tė veja.
3. Siē u theksua mė lartė lidhur me
definicionin e kurorės, njėri ndėr qėllimet e martesės ėshtė edhe ai-tė kesh
fėmijė. Kjo nė njėfarė shkalle mund tė kuptohet, duke i krahasuar nėnat tona
dhe gratė e afėrta. I Dėrguari a.s. thotė:
Martohuni me gra qė mund tė lindin dhe qė e
duan familjen. Unė nė Ditėn e Gjykimit do tė mburrem me numrin tuaj para
ummeteve tjera.
4. Gruaja duhet ti dojė fėmijėt. Ajo duhet
ta ruajė pasurinė e burrit si edhe krenarinė dhe nderin e tij. Nėse burri
ėshtė lumi qė rrjedh vazhdimisht, gruaja ėshtė penda e tij. Vėrtetė, nėse nuk
ėshtė ekonomike nė buxhetin familjar, fitimi i burrit i gjason asaj sikur tė
hedhėsh ujė nė shoshė. I Dėrguari i All-llahut thotė:
Nga gratė mė tė mira janė gratė kurejshite
dhe nga ato, mė e vlefshmja ėshtė ajo qė ndjen dashuri mė tė madhe ndaj fėmijės
sė vet dhe e cila kujdeset mė sė shumti pėr pasurinė e burrit.
Kur e pyetėn:
O i Dėrguar i All-llahut, cila prej grave
ėshtė e mirė? - ai u
pėrgjigj kėshtu: -Ėshtė ajo grua tė cilėn kur e shikon burri i saj, ndjen
kėnaqėsi, kur ti thuhet diēka, e kryen, ndėrsa lidhur me nderin e pasurinė nuk
bėn diē qė nuk i pėlqen burrit.
Si tek gratė ashtu edhe tek burrat virtyti i
parė ėshtė besimi i tij. Njė hadith qė e cituam nė nėntitullin Nevoja pėr
martesė po e pėrsėrisim edhe kėtu:
Kur tė vijė tek ju dikush me karakterin dhe
besimin e sė cilit jeni tė kėnaqur, jepjani vajzėn tuaj. Nėse nuk veproni
kėshtu, do tė lindin intrigat dhe pėrēarjet. Nėse, o i Dėrguar i All-llahut,
tek ai mbretėron skamje dhe rrjedh nga familja jo bujare? i Dėrguari i All-llahut duke pėrsėritur tri
herė tha: Kur tė vijė njė njeri me fenė dhe karakterin e tė cilit jeni tė
kėnaqur, martojeni.
Kufuv (ngjashmėria)
Nė sistemin e vjetėr juridik kihej kujdes qė
tė mos ketė diferenca klasore midis bashkėshortėve tė ardhshėm. Nė tė drejtat e
vjetra brahmane, mė parė, njė burrė mund tė martohej me njė femėr tė klasės mė
tė ulėt, mė pastaj, njė martesė e kėtillė midis njerėzve tė shtresave tė ndryshme,
sipas zakonit, nuk pranohej. Nė tė drejtėn romake, kurorė legale, mund tė bėhej
vetėm midis njė burri, qytetar i Romės, dhe njė gruaje, gjithashtu qytetare e
Romės. Nėse njėra nga palėt skishte tė drejtėn e qytetarit (ose e humbte atė)
kurora prishej.
Nė tė drejtėn islame ekzistojnė disa norma nė
dobi tė gruas. Gruaja ose prindi i saj, mund tė kėrkojė disa kushte prej atij
me tė cilin do tė lidhė kurorė. Juristėt e ndryshėm japin mendime tė ndryshme
lidhur me atė se si duhej tė dukeshin kėto normativa. Njė rregullim i kėtillė
quhet kufuv, qė do tė thotė ngjashmėri, barazi etj,
Drejtimet e ndryshme ndajnė tė njėjtin
mendim, se nė pikėpamje tė fesė midis bashkėshortėve duhet tė ketė barazi. Veē
kėsaj hanefijtė, sollėn edhe njė kusht se burri nuk duhet tė jetė nė shkallė
mė tė ulėt se gruaja nga aspekti i prejardhjes, kėshtu janė kurejshėt midis
tyre, arabėt tjerė midis veti. Njerėzit tjerė jashtė radhėve tė arabėve, janė
tė barabartė dhe mund tė martohen. Gjithashtu, burri duhet tė ketė fuqi
financiare deri nė atė shkallė sa tia paguajė gruas mehrin dhe tė ketė aq sa
mund tė paguajė alimentacion 6 muaj ose njė vjet. Edhe nga aspekti i
marrėdhėnieve ndaj shoqėrisė ku jeton, nuk duhet ti sjellė gruas turp.
Sipas shafiijve, nė pikėpamje tė fesė, profesionit,
origjinės dhe lirisė, burri nuk duhet tė jetė nė njė shkallė mė tė ulėt nga
gruaja.
Gjithashtu edhe tek hanbelijtė mendohet
pėrafėrsisht njėlloj. Ndėrsa, malikijtė, mendonin mė lirisht dhe pėr nga
argumentet fetare, sillen nė mėnyrė mė solide. Sipas tyre kufuvi ose barazia
kėrkohet vetėm nė besim, nė shėndetin trupor dhe tė organeve trupore.
Kritika dhe preferime
Ėshtė e qartė se juristėt islamikė nė temėn e
kufuvit dhe vetitė qė duhen kėrkuar tek burri, nuk kanė arritur njė mendim tė
pėrbashkėt. Imami Malik Thevri, nga hanefijtė Imam Kerhi, sipas njė transmetimi
Imam Shafiu, Amr b. Mesud, nga tabiinėt Muhammed b. Sirin dhe Umer b. Abdulaziz
mendojnė se barazia kėrkohet vetėm nė fe dhe moral. Pikėrisht kėshtu flet edhe
hadithi tė cilin e theksuam nė fillim tė kėsaj teme. Ato hadithe qė janė nė
lidhje me kėrkesėn e barazisė sė origjinės midis palėve nuk mund tė jenė tė
fortė. E nga ato hadithe qė janė autentikė nuk mund tė nxirret njė gjykim i
kėtillė.
Barazia profesionale jasht barazisė sė origjinės
kohė paskohe ndryshon si edhe nga vendi nė njė vend tjetėr. Disa profesione tė
cilat nė ndonjė vend ose nė ndonjė interval kohe, llogariten tė ulėta dhe tė
prapambetura, nė ndonjė vend tjetėr trajtohen ndryshe.
Ekzistojnė disa hadithe autentike tė Pejgamberit
a.s., tė cilat nė rrėnjė e mohojnė diferencėn midis njerėzve nė baza tė
origjinės. Para sė gjithash, nė ajetin 13 tė sures el-Huxhurat All-llahu
xh.sh. na shpall se tė gjithė njerėzit kanė prejardhje nga njė mashkull dhe
njė femėr, ndaj janė tė barabartė dhe tė ndarė nė fise tė ndryshme qė tė munden
tė njihen dhe tė identifikohen. Superioriteti mund tė kėrkohet vetėm nė
devotshmėri qė mund tė ekzistojė tek secili:
...ska dyshim se tek All-llahu mė i
ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur...
Edhe Pejgamberi a.s. urdhėron kėshtu:
Njerėzit janė tė njėjtė si janė tė njėjtė
dhėmbėt e krehėrit. Asnjė arab nuk gėzon mė tepėr pėrparėsi nga joarabi.
Pėrparėsia ėshtė vetėm nė devotshmėri ndaj All-llahut.
Nė hutben e njohur lamtumirėse tė Pejgamberit
a.s., njė citat thotė kėshtu:
Njerėz! Zoti ėshtė Njė. Edhe babai juaj
ėshtė njė. Tė gjithė ju jeni bij tė Ademit. E Ademi ėshtė krijuar nga dheu.
Para Zotit ėshtė mė i ēmuari, ai qė Zotin e respekton mė shumė. Arabi nuk ka
asnjė pėrparėsi nga joarabi, pėrveē masės sė respektit ndaj Zotit.
Dhe tė theksojnė edhe kėtė se Muhammedi a.s.
e martoi Fatimen tė bijėn e Kajsit qė ishte e menēur, e bukur dhe prej fisit
Kurejsh, si fis qė llogaritet ndėr fiset mė tė njohur dhe mė tė ngritur, pėr Usamen,
i biri i njė robi tė ēliruar. Gjithashtu, nė kohėn e tij, e motra e Abdurrahman
b. Avf nga kurejshėt, u martua me ish robin, Bilalin nga Etiopia, ndėrsa Ebu
Hudhejfe e dha tė bijėn e vėllait pėr robin e vet, Salim. I Dėrguari a.s. disa
nga veprat e kėtilla i kreu vet e disa nga ato, pasi u informua, i lejoi tė
kryhen.
Edhe familja ėshtė njė nga ato elemente ku ne muslimanėt jemi duke pėsuar disfatė nė frontin tonė tė luftės midis sė vėrtetės dhe gėnjeshtrės qė ka arritur nė shkallėn mė tė lartė e qė vazhdon prej kohės sė njeriut tė parė dhe Pejgamberit tė parė, Ademit a.s. Numri i familjeve tona qė janė tė lidhura me imanin e Islamit dhe zakonet lidhur me to, gjithnjė po zvogėlohet. Arsye pėr kėtė ėshtė korrupcioni rreth masave dhe vlerave nė kurorė. Vajzat qė janė rritur nė familje muslimane shkojnė nė qarqe ateiste pėr tu martuar pėr doktorė, avokatė, inxhinierė, fabrikantė, ndėrsa burrat besimtarė, nga ana tjetėr, qė sjanė tė kujdesshėm ndaj fesė, martohen me vajza tė cilat, gjithashtu nuk kanė kujdes tė duhur ndaj fesė. Nė kėtė mėnyrė familja islame, ėshtė e sulmuar nga dy anė dhe fatkeqėsisht, prindėrit qė duken se janė besimtarė, mė tepėr janė tė preokupuar me kėtė